Britania thirrje shteteve të Gjirit për tejkalimin e krizës

Britania u ka bërë thirrje Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Katarit të hedhin hapa në drejtim të tejkalimit të tensioneve që shkaktuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të disa shteteve arabe me Katarin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Kryeministria e Britanisë bëhet me dije se kryeministrja Theresa May ka zhvilluar biseda të veçanta telefonike me liderët e Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Katarit.

Gjatë bisedave telefonike të kryeministres May, siç njoftohet në deklaratë, vëmendja është tërhequr mbi krizën në rajon.

“Kryeministrja tërhoqi vëmendjen mbi izolimin e Katarit në rajonin e Gjirit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që sa më parë t’i jepet fund kësaj gjendjeje, të fillojë një dialog i kuptimtë dhe në rastin e parë të mundshëm rivendoset uniteti i Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button