MM: Qytetarët së shpejti do kuptojnë se kush ka dëmtuar të punësuarit e Armatës

Ministria e Mbrojtjes (MM) nuk ka ndërmend të hyjë në polemikë me parti politike, e veçanërisht me VMRO-DPMNE-në, sepse është e përkushtuar në shqyrtimi e gjendjeve të jotranparencës dhe udhëheqësisë së dobët të Ministrisë nga Qeveria e kaluar.

Kështu reagojnë nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me deklaratat e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Opinioni do të kuptojë për pasqyrën e gjendjes financiare në Ministri dhe do të vlerësojë vetë se kush ka dëmtuar statusin dhe dinjitetin e të punësuarve në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM) dhe në Mbrojtje. Por, edhe VMRO-DPMNE-ja do të vërtetojë atë që MM do ta zbardh, të jep përgjigje për vlerën e 80 milion eurove për të cilat opinioni e kritikoi ministrin dhe Qeverinë me muaj, të cilat u shkëputën dy ditë para emërimit të Qeverisë së re, dukshëm për shkak të frikës nga pasojat e mundshme kriminale”, thuhet në kumtesën e MM-së.

Përndryshe, ky reagim i MM-së vjen pasi VMRO-DPMNE-ja sot deklaroi se buxheti i Mbrojtjes deri në maj ishte në kondicion të mirë ku arsyetohen për shpenzimet e mëdha që janë bërë gjatë muajit prill dhe maj, gjatë kompletimit të pesëdhjetë zyrave të reja të lëshuara në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga VMRO-DPMNE thonë se është normale që këto zyra të mobilohen dhe të shpenzohet më shumë se sa është paraparë me buxhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button