Behrami dhe Xhemaili nuk shkuan në vizitë te Papa, janë myslimanë

Dy futbollistët shqiptar të Napolit kanë qëndruar në hotel dhe nuk kanë shkuar me pjesën tjetër të skuadrës në pritje në Vatikan.

Ekipi i Napolit dhe ai i Fiorentinës, dy finalistët e Kupës së Italisë në futboll, kanë rezervuar një pritje te Papa Françesku në selinë e Vatikanit, transmeton Sporti1.

Vetëm tre lojtar të Napolit, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Gokhan Inler kanë qëndruar në hotel. “Arsyeja është thjeshtë që të tre janë të besim mysliman”, raportoi gazeta zvicerane, Blick.

Dy futbollistët shqiptar pritet të largohen nga skuadra napolitane gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button