Dërgimi i mesazheve mund të jetë pozitiv për marrëdhëniet në çift

“Përdorimi i mesazheve mund të rrisë intimitetin duke i bërë partnerët më te disponueshëm dhe duke zgjeruar lidhjen e tyre,” shkruhet në raportin e Journal of Couple & Relationship Therapy.

Në të njëjtën kohë, autorët e studimit shprehen se: “dërgimi i mesazheve nuk duhet të zëvendësojë bisedat e rëndësishme që duhet të ndodhin ballë për ballë” pasi në këtë mënyrë rritet risku për një komunikim jo të mirë dhe mund të dëmtohet marrëdhënia.

Vlen të përmendet fakti që në studim rezultoi se nëse personat që dërgonin më tepër mesazhe ishin meshkujt atëherë ky ishte një tregues negativ për marrëdhënien, ndërsa e kundërta nuk rezultoi e tillë.

Arsyeja për këtë shpjegohet me faktin se meshkujt që preferojnë të dërgojnë më tepër mesazhe sesa të takohen me partneret e tyre konsiderohen si më pak seriozë në çift.

Studiuesit shpjeguan se përtej gjinisë, ajo që ka rëndësi më tepër është mënyra se si njerëzit i përdorin mesazhet për të komunikuar. Për shembull, mesazhet e papritura në mes të ditës, ku i kujtoni partnerit ose partneres se po mendoni për të mund të jenë mjaft romantike dhe pozitive.

Por një çift, theksojnë ata, nuk duhet t’i shohë mesazhet si mjetin kryesor të komunikimit. Gjërat që janë vërtet të rëndësishme duhet të zgjidhen duke u takuar ose të paktën duke folur në telefon dhe jo me mesazhe apo e-maile./ Living

Lajme të ngjashme

Back to top button