Deri më 31 maj janë shpenzuar më shumë para se që është planifikuar në MM

Realizimi i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes deri më 31 maj në një pjesë të shpenzimeve është më i lartë se 42 për qind të pritura dhe e vë në pikëpyetje punën e mëtejme, por problemet do të tejkalohen me ribalancin e buxhetit gjegjësisht do të bëhet ricaktimi i mjeteve.

Siç informuan përfaqësues të lartë të Ministrisë në brifingun e sotëm, nuk do të lejohet që të punësuarit në mbrojtje të mbeten pa të drejtat e tyre të përcaktuara me ligjin për kompensim.

Theksojnë se shfrytëzimi në pjesët e shpenzimeve të rrugës dhe ato ditore është 60 për qind. Në pjesën e subvencioneve dhe transfereve rreth 71 për qind, ndërsa në pjesën e furnizimeve të mobilieve 73 për qind. Analiza e shpenzimeve në pajtim me datën e theksuar për pesë muajt e parë të këtij viti tregon se mungesa e mjeteve deri në fund të vitit do të jetë 261 milion denarë.

Në pjesën e shpenzimeve kapitale, gjegjësisht për furnizimin e pajisjeve dhe armëve janë realizuar vetëm pesë për qind e mjeteve të parapara me ç’rast që ky zë në buxhetin e mbrojtjes do të ketë tepricë prej 586 milionë denarë. Është konstatuar se në këtë pjesë Ministria i ka filluar pesë projekte për furnizim në baza të ndryshme, më konkretisht para zgjedhjeve janë nënshkruar pesë marrëveshje nga ish-ministri Zoran Jolevski, prej të cilëve katër janë me një kompani të njëjtë – Elbit nga Izraeli. Por, siç theksojnë nga MM, katër prej tyre vlera e përgjithshme e së cilave është rreth 82 milionë euro, ministri Jolevski pa elaborim i ka asgjësuar më 29 maj, dy ditë para zgjedhjes së Qeverisë.

Shërbimet juridike në MM kanë vlerësuar se tani për tani nuk ka pasoja juridike lidhur me asgjësimin e marrëveshjeve, por vlerësohet ta kjo do të ketë ndikim të keq ndaj imazhit të vendit tek kompanitë dhe në NATO.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017 është rreth 100 milionë euro, ndërsa qëllimi do të jetë mjetet për Armatën në periudhën e ardhshme të rriten. Në pjesën e modernizimit do të insistohet për përgatitjen e një plani konkret dhe realizimin e nevojave prioritare me ç’rast do të kërkohet edhe këshillë nga NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button