Britani, rritet numri i të arrestuarve në lidhje me terrorizmin

Kanë shënuar rritje rekord numri e të dyshuarve të arrestuar vitin e kaluar me akuzat për lidhje me terrorizmin në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Britanisë, numri i personave të arrestuar për krimet në lidhje me terrorizmin në periudhën mars 2016- mars 2017 ka arritur në 304, duke shënuar një rritje me 18 për qind në krahasim në periudhën e një viti më parë.

Ministria ka njoftuar se kjo shifër është e nivelit më të lartë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 e deri tani.

Sipas të dhënave është rritur edhe numri i personave të bardhë të arrestuar, ku për periudhën mars 2015-mars 2016 kjo shifër ka qenë në 68 të bardhë të dyshuar, ndërsa për periudhën mars 2016-mars 2017 ka shënuar një rritje me 66 për qind duke, arritur në 113.

Ndërsa bëhet e ditur se që nga viti 2001 e deri tani mbahen regjistrimet e numrit të personave të ndaluar për akuzat në lidhje me terrorizëm.

Policia londineze parashikon se në 6 vitet e fundit më shumë se 600 qytetarë britanikë kanë vajtur në Siri dhe Irak, ku dhe gjysma e këtyre personave janë rikthyer në Britani.

Rikujtojmë se DEASH-i ka marrë përsipër autorësinë e tre sulmeve terroriste të ndodhura që nga muaji mars e deri tani në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button