Kroacia ofron ndihmë për reformat në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u takua me ambasadoren kroate në Maqedoni Daniela Barishiq.

Ambasadorja Barishiq, siç informojnë nga MPB-ja, ia uroi zgjedhjen ministrit Spasovski dhe i dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa ka ofruar edhe ndihmë për reformat e paralajmëruara në Ministri.

Ajo e ka theksuar rëndësinë nga bashkëpunimi i mirë i policive prej të dy vendeve, që shihet edhe përmes prezencës së policisë nga Republika e Kroacisë në kufirin jugor, të cilët i ndihmojnë policisë së Maqedonisë në ballafaqimin me problemin me emigrantët.

Ministri Spasovski është falënderuar për urimet dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Kroacisë dhe ka shfaqur bindjen se ky bashkëpunim do të jetë edhe më përmbajtësor, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Spasovski e ka theksuar entuziazmin me të cilin hyhet në procesin e reformave, me qëllim që të fitojë sistem funksional gjegjësisht polici e cila do të jetë servis i vërtet për qytetarët, gjegjësisht se duhet t’i jepet prioritet parimit të ndershmërisë, përgjegjësisë dhe punës ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button