Aleksandar Kiracovski – sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

LSDM gjatë vikendit do ta zgjedh një pjesë të udhëheqësisë së partisë. Ish nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, ashtu siç mëson 24Vesti, pritet që të jetë sekretar gjeneral i LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve të njëjta, ekipi i nënkryetarëve do të përforcohet edhe me Muhamed Zekirin dhe Dragan Tevdovskin, ndërkaq pozitat pritet që t’i mbajnë edhe Frosina Remenski dhe Damjan Mançevski.

Nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm zgjidhen me propozim të kryetarit nga bordet qendrore. Gjatë vikendit do të zgjidhet edhe Bordi i ri Ekzekutiv i partisë.

Ekipi vjen pasi në kongresin e partisë, Zoran Zaev, u rizgjodh kryetar i partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button