KH Çairi tregoi forcën edhe ndaj Kumanovës

Hendbollistet e reja nga Çairi kanë pësuar disfatë minimale në ndeshjen derbitë Ligës së Parë nga vashat e Kumanovës, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 26:27. Edhe pse vashat nga Kumanova me një eksperiecë shumë të madhe, pasi që vitin e kaluar ishin në superligë, arritën të jenë kundërshtare të denja, edhe përkundër moshës shumë më të re që kishin nga ana tjetër hendbollistet nga Çairi.

Pjesën e parë të lojës e kishin në kontroll çairaset, ndërsa 30 minutat e para përfunduna pa fitues, me rezultatin 16:16. Edhe pjesa e dytë ishte në të njentin ritëm, Çairi kishte në të shumtën e kohës epërsi prej 1 deri 2 gola, por në fund me disa gabime të gjyqtarëve dhe lodhja e hendbollistëve, kukanovaret me eksperincën e tyre e shfrytëzuan këtë momënet që në fund të triumfojnë.

Në këtë derbi më e mira në radhët e KH Çairi ishte Ena Dërpljanin me 8 gola, pastaj Melisa Ajdini dhe Lejla Jashar shënuan nga 6-të. Vlen të përmendet se në këtë ndeshje hedbollistja më e mirë e Çairit, Melisa Ajedini ishte e angazhuar edhe me reprezentacionin e Maqedonisë, të cilët dhe po zhvillojnë përgatitje, andaj edhe lodhja e saj ndikoi që të mos arrijë të jap më të mirën. 
Me këtë lojë vashat nga Çairi edhe një herë kanë dëshmuar se së shpejti me punë serioze dhe profesionale do të jenë ekipi më i mirë në Maqedoni, ndërsa duhet pasur durimin që të punohet në vazhdimësi, për të arritë rezultate të mëdha. 

KH Çairi tani është bërë ekip që vazhdimisht po merr ftesa nga turne të ndryshëm ndërkombëtare, ndërsa të enjten do tëjetë pjesë e një turneu memorial në Pejë të Kosovës, ku do të marrin pjesë përveq ekipit nikoqir, edhe ekipi i Plavës nga Mali i Zi si dhe reprezentacioni i Shqipërisë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button