Parlamenti i Maqedonisë miratoi disa ligje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite i miratoi plotësimet e Ligjit për zhvillim rural dhe bujqësor me të cilat parashihet anulimi i obligimit ligjor me të cilin një prej kushteve për marrjen e subvencioneve ishte bujqit të mos kenë borxhe ndaj Drejtorisë për të ardhura publike.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, duke e elaboruar vendimin ligjor, theksoi se me këtë obligim bllokohet pagesa e subvencioneve për bujqit.

“Bëhet fjalë për dy procedura ligjore të ndarja – njëra për grumbullimin e tatimeve në baza të ndryshme nga DAP, ndërsa tjetra për marrjen e subvencioneve për bujqit. Ky obligim ligjor e bllokon pagesën e subvencioneve dhe për Qeverinë është e palogjikshme të ekzistojë një obligim i tillë. Prandaj vlerësojmë se tani duhet të bëhet anulim i kësaj dispozite, ndërsa në të ardhmen mendojmë për vendim sistematik i cili nuk do të paraqesë pengesë që bujqit t’i marrin subvencionet”, sqaroi ministri Nikollovski.

Në pjesën e pasdites të debatit janë miratuar edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë dhe në operacionin paqësor UNIFIL në Liban.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska theksoi se qëndrimi i Qeverisë është se duhet të vazhdohet me pjesëmarrjen në operacionet paqësore të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për shkak të ndërtimit të kredibilitetit të partneritetit të organizatave ndërkombëtare dhe rritjen e kapaciteteve të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Debati për pikat e tjera të rendit të ditës vazhdon nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button