Rritet në 690 mijë numri i të larguarve nga Mosuli

Ministri irakian i Emigracionit dhe Emigrantëve, Xhasim el-Xhaf, ka thënë se si rrjedhojë e përleshjeve me organizatën terroriste DEASH në perëndim të Mosulit, deri më tani të paktën 690 mijë njerëz janë shpërngulur nga ky qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Xhaf ka vizituar kampin U2, në të cilin u helmuan shumë qytetarë gjatë darkës së iftarit. Ai është interesuar për banorët e këtij kampi.

Në një deklaratë për gazetarët në këtë kamp, Xhaf tha: “Si rrjedhojë e operacioneve ushtarake të cilat vazhdojnë prej shkurtit e këtej, në perëndim të Mosulit, të paktën 690 mijë civilë kanë lënë shtëpitë e tyre”.

Duke vënë në dukje se numri i atyre që kanë lënë shtëpitë në Mosul është tejet i lartë, Xhaf ka shtuar: “Deri më tani kemi strehuar rreth 350 mijë qytetarë të Mosulit në kampe”.

“Jemi në fund të emigrimit në Mosul”, ka thënë Xhaf dhe më pas ska shtuar: “Por kemi dhe Talefer-in pa marrë nën kontroll. Edhe atje mund të kemi të bëjmë me një valë emigrantësh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button