Barcelona i thotë lamtumirë titullit!

Titulli në La Liga, e vetmja shpresë për Barcelonën për mos ta mbyllur duarbosh këtë sezon të zi, është një mision i pamundur, edhe pse matematikisht shanset ekzistojnë ende për blaugranat.

U duk se ishte dita e blaugranave me Messin që kaloi skuadrën përpara në minutën e 23-të me një ofensivë të vrullshme, ku argjentinasi nuk lë vend për gabime, por pjesa e parë gjithsesi përfundon në ekuilibër pasi Lafita ndëshkoi Barçën pak minuta para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Edhe pse shënoi golin e tij të 20-të në këtë fazë të dytë të sezonit, Leo Messi tregoi edhe njëherë se nuk është ai i nivelit më të lartë që jemi mësuar të shikojmë. Pjesa e dytë në një lojë mediokre për blaugranat, gjithsesi merr kthesë në të 67-ën me golin e avantazhit të Alexis Sanchez, megjithatë ka diçka që nuk shkon në formacionin e Tata Martinos.

Me aktivizimin e Cesc Fabregas, duket se loja ndryshon, por Getafe nga ana e saj nuk ka ndërmend të dorëzohet, duke arritur në fund te goli i barazimit sërish me anë të Lafitas, që ka shuajtur kështu edhe shansin e fundit për titullin te blaugranat.

Lajme të ngjashme

Back to top button