“Boeing” për udhëtarë pa pilot?

Kompania “Boeing” paralajmëron se gjatë këtij viti do të testojë aeroplanin e udhëtarëve pa pilot.

Nënkryetari i njësisë për zhvillimin e prodhimit në “Boeing”, Majk Sinet tha se kompania do të testojë teknologjinë e inteligjencës artificiale në simuluesin e kabinës së pilotëve këtë verë dhe se vitin e ardhshëm do të fluturojë në qiell.

“Vitin e ardhshëm do të fluturojmë në aeroplanin, në të cilin disa nga vendimet të cilat i marrin pilotët, do të varen nga inteligjenca artificiale”, ka thënë ai.

Sfida para së cilës gjendet “Boeing” është si të bindë agjencitë rregullative, se fluturimi me aeroplanin me auto-pilot është i sigurt dhe si të marrë certifikatat e nevojshme.

Pjesa më e vështirë, siç thonë në “Boeing” mund të jetë si të binden udhëtarët që të fluturojnë me aeroplanin, të cilin nuk e drejton njeriu – piloti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button