Ministri Bekteshi takoi ambasadorin e Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi një takim pune me ambasadorin e Kosovës në Shkup Ylber Hysa. Në takim u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në dy vendet dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve.

“Dy bashkëbiseduesit biseduan për shumë çeshtje dhe projkte nga bashkëpunimi në sfera të ndryshme siç janë energjetika, infrastruktura, ndersa Hysa uroi ministrin Bekteshi për detyrën e re dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë edhe më tej ti jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Siç theksohet në kumtesë, ministri Bekteshi vlerësoi të shkëlqyeshëm bashkëpunimin me Kosovën në çdo lëmi, ndërsa theksoi se Kosova është partner i rëndësishëm i Maqedonisë.

“Ai njohu ministrin Bekteshi me punimet e autostradës Arben Xhaferi që lidh Kosovën me Maqedoninë e cila pritet të lëshohet për qarkullim muajin tetor. Ministri Bekteshi premtoi angazhim maksimal dhe gatishmëri të plotë për një bashkëpunim më të mirë mes të dyja vendeve. Në fund të dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy shteteve patjetër se kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button