Koxias në takim me Dimitrovin: Nuk ka hyrje në NATO dhe BE pa ndryshimin e emrit

“I thash Dimitrovit që ne e përkrahim integritetin territorial të fqinjit tonë verior. Ne jemi kundër çfarëdo lloj sanksioneve dhe ndarjeve mes dy vendeve tona”, tha në konferencë për shtyp shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, njofton Portalb.mk.

“Tani Maqedonia do që të jetë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, ne atë do ta përkrahim me kush që të zgjidhet problemi me emrin”, tha Koxias.

Ai rikujtoi se Greqia në të kaluarën ka ofruar shumë zgjidhje.

Koxias tha se për të hyrë në NATO dhe BE nuk mundet me referencën FYROM, por është e nevojshme marrëveshje e re në OKB për emër të ri, i cili më pas do të prezantohet në Bruksel.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se takimi sot në Athinë është fillim i mirë dhe se Maqedonisë i duhet ndihma e Greqisë.

“Besoj se mundemi më mirë për Ballkanin. Në rajon ose përparojmë ose ngelemi prapa bashkë. Ky është fillim i mirë”, tha Dimitrov

Ndryshe, në konferencë për shtyp për herë të parë në këso takimesh ka pasur të siguruar edhe përkthim në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button