Dimitrov: Mbaroi koha e përmendoreve

“Qeveria e re nuk u jep rëndësi të madhe përmendoreve”, porositi ministri i Punëve të Jashme, Nikolla Dimitrov në Athinë, duke mos treguar se çfarë do të jetë vendimi i ardhshëm mbi ta, por duke theksuar se praktika e vendosjes së përmendoreve në Maqedoni ka përfunduar, njofton Portalb.mk.

“Nuk i miratoj përmendoret dhe nuk frikësohem ta tregoj këtë para opinionit grek dhe maqedonas. Mendoj se nuk është politikë e logjikshme të vendosen marrëdhënie aq të rëndësishme bilaterale në bazë të  punës në të kaluarën e largët.  Duhet të ndërtojmë të tashme dhe të ardhme më të mirë. A do të bëjmë diçka në lidhje me këtë, nuk e di. Qeveria e re nuk u jep rëndësi të madhe përmendoreve”, deklaroi Dimitrov.

I pyetur nga gazetari grek se si e komenton deklaratën e Zaevit në Bruksel i cili ka thënë se është shumë e shtrenjtë të shkatërrohen përmendoret, ministri u përgjigj:

“Ai është politikan, siç jam unë, por, gjithsesi, ai është kryetari i Qeverisë së re reformuese. Patjetër duhet të udhëheq, por edhe ta respektojë opinionin publik. Mundet t’ju them se definitivisht nuk do të shihni përmendore të reja. Unë kam pasur zyrë të vogël në ndërtesën e Qeverisë. Kur u ndërtua mori shumë çmime ndërkombëtare, ishte shumë e shndritshme, e hapur, ndërtesë transparente, siç është e logjikshme të jetë ndërtesa transparente e Qeverisë. Tash është diçka që nuk është autentike dhe me të vërtetë nuk jam krenar. Do të shohim se çfarë do të ndodh, kaluan vetëm 12 ditë nga formimi i Qeverisë së re”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button