Shërbimi zjarrfikës: Ka viktima në zjarrin në Londër (VIDEO)

Shërbimi zjarrfikës në Londër kumtoi se ka viktima në zjarrin e madh që e përfshiu ndërtesën 27-katëshe banesore në Londër.

“Mund të konfirmoj se ka shumë viktima në zjarrin. Në këtë moment nuk mund të saktësoj për numrin e viktimave për shkak të madhësisë dhe ndërlikueshmërisë së ndërtesës”, deklaroi Deni Koton, shefe e shërbimit zjarrfikës në Londër.

Ajo shtoi se shkaku për zjarrin tani për tani është i panjohur.

Po evakuohet rajoni rreth ndërtesës pasi ekziston rrezik që ajo të rrëzohet.

Zjarrfikësit londinezë thonë se zjarri i ka përfshirë të gjitha katet e ndërtesës Grenfel Tauer. Një pjesë e njerëzve ende janë të robëruar në banesat dhe nga dritaret në katet më të larta po tentojnë të thërrasin ndihmë, publikuan mediat britanike.

Ndërtesa ka 120 banesa dhe u ndërtua në vitin 1974.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button