Epidemia e kolerës në Jemen po del nga kontrolli

Epidemia e kolerës, e cila e përfshiu Jemenin, po del nga kontrolli, në çdo një minut po sëmuhet nga një fëmijë, paralajmëroi sot organizata humanitare ndërkombëtare “Shpëtoni fëmijët”.

Mijëra fëmijë mund të vdesin nga sëmundja muajve të ardhsme, paralajmërojnë ekspertët dhe shtojnë se ekziston mundësi që të infektohen deri 300 mijë persona.

“Shpëtoni fëmijët” njoftoi se numri i fëmijëve të sëmurë trefish është rritur javëve të kaluar.

Lufta civile, e cila po bëhet në këtë vend arab, shkaktoi uri dhe mungesë të ujit të pastër, me çka intensifikohet edhe përhapja e kolerës, sëmundjeve në zorrë, e cila mund të vrasë njeri për disa orë.

Sistemi i shëndetësisë në vend nuk ështrë në mundësi që të ballafaqohet me situatën. Spitalet janë të mbushura, ndërsa mungojnë ilaçe dhe infuzione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button