Itali, dy të rinj shqiptarë kapen me 2 tonë kanabis në furgon

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me dy tonë marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u arrestuan në Montenero di Bisakia në Kampanja.

Ata po udhëtonin me një kamionçinë ku kishin ngarkuar edhe drogën. Policia italiane thotë se shqiptarët janë të moshave 27 dhe 24 vjeç.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por mediat italiane thonë se droga kishte ardhur nga Shqipëria. Në kamionçinë u gjet edhe një pistoletë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button