Brukseli kërkon që të mos ketë zvarritje në formimin e Qeverisë së Kosovës!

Bashkimi Evropian ka shfaqur sot pritjet se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë shumë shpejt do të formohet qeveria, në mënyrë që puna e rëndësishme të përparojë pa shtyrje të mëtejme.

“Presim nga të gjithë politikanët që pas përfundimit të procesit zgjedhor të sigurojnë formimin e shpejtë të qeverisë, në mënyrë që puna e ndërlidhur për zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogut me Beogradin me ndërmjetësimin e BE-së dhe liberalizimit të vizave, të përparojë pa shtyrje të mëtejme”, ka njoftuar zëdhënësja Maja Kocijancic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button