Fitoni dhurata nga MC Kresha!

Më nëntë maj reperi shqiptar, M.C Kresha hedh në treg albumin e ri “EMCEECLOPEDY”, i cili mësojmë se është shume cilësor, jo vetëm nga përmbajtja muzikore, por edhe në cilësinë e regjistrimit. Këngët të cilat do bëhen të mundura për shitje dhe në iTunes, janë regjistruar në një studio në Gjermani, vend në të cilin reperi i njohur do të xhiroj edhe dy videokëngë të tjera për këtë album.

Ndërkohë kompania “P.I.N.T” ka gjetur një mënyrë interesante për promovimin e këtij albumi duke ftuar fansat të dërgojnë një video, ku përshëndesin daljen e albumit, ndërsa tre më të mirat do ti shpërblejë me dhurata.

“Ju duhet të xhironi një video prej 10-30 sekonda ku përmendet albumi “Emceeclopedy”, videon e dërgoni me mesazh në faqen zyrtare të P.I.N.T në rrjetin social “Facebook”, përkatësisht në https://ëëë.facebook.com/pint.ks. dhe tre më të mirat do të shpërblehen”, njofton P.I.N.T përmes “Facebook’.

Ndërsa Top 3 videot më interesante të cilat shikohen më së shumti do të shpërblehen kësisoj:

Vendi i parë
-4 albume te MC.Kreshës (patikat e p.i.n.t.ft. lyrical son, air force 1 dhe emceeclopedy) të gjitha të nënshkruara nga MC. Kresha.
-1 fanellë P.I.N.T limited edition.
-2 bileta VIP për koncert të MC Kreshës.
-1 video përshëndetje nga MC Kresha që publikohet në rrjetet sociale “Facebook, Twiter, Instagram”.
Vendi i dytë
-Albumi “Emceeclopedy” i nënshkruar nga MC Kresha.
-2 bileta VIP për koncert të MC Kreshës.
-1 video përshëndetje nga MC Kresha që publikohet në rrjetet sociale “Facebook, Twiter, Instagram”.
Vendi i tretë
-Albumi “Emceeclopedy” i nënshkruar nga MC Kresha.
-1 video përshëndetje nga MC Kresha që publikohet në rrjetet sociale “Facebook, Twiter, Instagram”.

Lajme të ngjashme

Back to top button