Bayern Munich me president të ri

Bayerni i Munichut e ka tashmë një president të ri, ai është Karl Hopfner.

61 vjeçari u zgjodh nga asambleja e klubit si numëri 1 i bavarezëve pas skandalit për evazion fiskal që përfshiu parardhësin e tij, Ulli Hoenness që këtë të premte i dha lamtumirën dhe shoqërisë që drejtoi për vite të tëra, për t’ju nënshtruar tashmë 3 vjet e gjashtë muaj burgim, pasi rezultoi fajtor për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Munichut.

Hopfner, ka mbuluar më parë rolin e zv.presidentit të klubit dhe gjithashtu ka qënë dhe aksionar i FC Bayern, ndërsa punon për shoqërinë që prej vitit 1982.

Lajme të ngjashme

Back to top button