Si ju ndikon në personalitet ngjyra e preferuar?

Shumë funksione jetësore, si humori apo oreksi ndikohen lehtë nga ngjyrat, prandaj na vjen në ndihmë kromoterapia e cila përbën terapinë e ngjyrave dhe i studion ato për t’i ardhur në ndihmë mirëqenies së njerëzve përmes përdorimit të tyre.

Ka disa nuanca të cilat ndikojnë në jetën tonë duke vepruar në pikat tona të energjisë dhe na kushtëzojnë gjendjen mendore e fizike, madje edhe personalitetin tonë.

Po ju a keni një ngjyrë të preferuar? Ju sjellim kuptimin e ngjyrave kryesore për të zbuluar se çfarë korrespondon me personalitetin tuaj dhe se si të përfitoni prej saj për t’u argëtuar.

Ngjyra e verdhë

E verdha është ngjyra më e ndritshme nga të gjitha. Kuptimi i saj lidhet me diellin dhe dritën. Të gjithë ju që ndiheni në sintoni me këtë ngjyrë, jeni tipa të butë e me humor mjaft pozitiv, i qendroni larg mendimeve negative.

Ngjyra e kuqe

Kjo ngjyrë është e lidhur me dashurinë dhe pasionin, por edhe me zemërimin dhe agresionin. E kuqja është energjike dhe e fuqishme sepse bazohet në konceptet si gjaku dhe zemra. Adhurues të së kuqes, bëni kujdes të mos e teproni me këtë ngjyrë në veshje apo në dekorin e mureve dhe mobiljeve tuaja pasi mund t’ju nxjerrë më impulsivë në reagime se nga ç’jeni zakonisht.

Ngjyra blu

Bluja është ngjyra e qetësisë. Gjatësia e valës së kësaj ngjyre na ndihmon për të gjetur paqen e brendshme, jo më kot bluja njihet si ngjyrë e të menduarit dhe meditimit. Efektet e saj na qetësojnë mendjen dhe na e çojnë ndërgjegjësimin në një nivel më të lartë.

Ngjyra e gjelbër

E si të mos e lidhësh me natyrën këtë ngjyrë? Ngjyra e gjelbër na kujton origjinën tonë  na risjell ndërmend koncepte si pjelloria, rinovimi dhe shpresa. Ashtu si bluja, edhe e gjelbra na jep efekt qetësues dhe siguri.

Ngjyra kafe

Ngjyra kafe ka një kuptim mjaft të thellë. Të kujton tokën, natyrën dhe vendet të cilat i ndiejmë se u përkasim. Personat të cilët preferojnë të arredojnë ambientet e shtëpisë së tyre me mobilje të drunjta shprehin kështu dëshirën për të mbushur me ngrohtësi dhe siguri këto mjedise.

Ngjyra e bardhë

Pasqyron pastërtinë, besnikërinë, fisnikërinë dhe botën shpirtërore. Ata që e duan të bardhën pranojnë të rejat dhe ndryshimet që u ofron jeta si dhe zgjedhin të besojnë tek të tjerët. A jeni në kërkim të një mjedisi i cili përfaqëson qetësi dhe siguri shpirtërore për ju? Atëherë ju sugjerojmë që në dekorin e shtëpisë suaj të përzieni ngjyrën e bardhë me kafe dhe blu.

Ngjyra e zezë

Edhe pse lidhet kryesisht me mbajtjen e zisë, e zeza konsiderohet gjithashtu si ngjyrë luksi, hijeshie e finese. Është ngjyra e cila na vjen gjithmonë në ndihmë në mbrëmje, na jep nje zgjidhje në veshje, por edhe në jetën e përditshme nuk na lë kurrë në baltë duke bërë të mundur që të mos gabojmë kurrë e të dukemi disi më të holla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button