A do të bëjë LSI koalicion me PD-në? Deklarata e Luan Ramës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ftuar në Tonight Ilva Tare” në Ora News, u pyet nëse do të ketë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve.
Pjesë nga deklarata:

Erl Murati: A ka ndonjë koalicion që e përjashtoni? Fjala vjen LSI-ja me Partinë Demokratike? Ka një tabu?

Luan Rama: Është një çështje që mbetet në vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Në rotacionin e pushteteve ka qenë edhe LSI-ja faktor. Ka qenë faktor për shkak të nevojës për stabilitet në qeverisje.

Të nevojës për reforma prej pamundësisë së Partisë Demokratike apo Socialiste për t’i marrë përsipër edhe për shkak të mbështetjes së duhet të qytetarëve shqiptarë me votë. Në asnjë rast, PD-ja nuk është votuar mazhorancë në Shqipëri përjashtuar zgjedhjet e 22 marsit në 1992.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button