Në Bruksel do të mbahet takimi për dialogun politik Turqi-BE

Përfaqësues të Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë një takim në Bruksel për dialogun politik, për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, mësohet se zyrtarë të Turqisë dhe BE-së për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit, më 13 qershor do të zhvillojnë një takim në Bruksel për dialogun politik.

Në takimin i cili do të mbahet në Shërbimin e Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së (EEAS) Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësnënsekretari i Ministrisë së për Çështjet e BE-së, ambasadori Selim Yenel dhe nënsekretari i Ministrisë së Jashtme, Mehmet Kemal Bozay. Në delegacion gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në BE, ambasadori Faruk Kaymakcı.

Ndërsa nga pala e BE-së do të marrin pjesë përfaqësues nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së dhe nga Komisioni i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit.

Në takimin i cili do të kryhet në nivel të drejtuesve politikë do të diskutohen çështjet, si për politikën e jashtme, procesin e negociatave, energjinë, sigurinë, migrimin e parregullt, radikalizmin, ksenofobinë, lufta kundër terrorizmit, liberalizimi i vizave për qytetarët turq, përditësimin e Bashkimit Doganor, ekonominë dhe transportin.

Gjithashtu pritet që palët të vendosin se në cilat fusha do të kryhen punime të përbashkëta vitin e ardhshëm dhe hedhja e hapave konkretë të ndërsjellë.

Pas takimit për dialogun politik parashikohet që në Bruksel të kryhen bisedime në nivelin e ministrave nga Turqia dhe anëtarëve të Komisionit të BE-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button