Turqi, një tërmet 6,2 ballë godet rajonin e Detit Egje

Një tërmet prej 6,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka ndodhur në ujërat bregdetar të Detit Egje në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të entit sizmologjik të Agjencisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 15:28 sipas kohës lokale me epiqendër në ujërat e Egjeut në largësi prej 22,98 kilometrash nga rajonin Karaburun i Izmirit.

Sipas të dhënave, tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 6,98 kilometrash.

Tërmeti ndihet në shumë qytete

Tërmeti që goditi rajonin e Detit Egje është ndier në shumë qytete të Turqisë. Dridhjet e tërmetit janë përjetuar në Izmir, Stamboll, Bursa, Ballëkesir, Çanakkala, Eskishehir, Kytahja, Jallova, Edirne, Kirklareli, Tekirdag, Manisa dhe Ajdën.

Tërmeti shkaktoi panik te qytetarët, ndërkohë që edhe në linjat telefonike ndodhën defekte të shkurtra.

Prefekti i Izmirit, Erol Ayyıldız, për AA tha se deri më tani nuk u është raportuar për ndonjë gjendje negative, viktima ose humbje materiale.

Nga ana tjetër, drejtori rajonal i Katastrofave dhe Emergjencave për Izmirin theksoi se në qendër nuk ka arritur ndonjë informacion për viktima, të plagosur ose dëme materiale. Ai shtoi se të gjitha ekipet janë duke i vazhduar hetimet në vendbanimet bregdetare në rajonet Karaburun dhe Mordogan.

Tërmeti vazhdon të përcillet me dridhje

Ndërkaq, dridhjet kanë vazhduar për 30 minuta pas tij, me çka janë regjistruar shtatë dridhje, prej të cilave dy me intensitet prej 4,9 ballësh sipas Rihterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button