Selena Gomez vetëm dhe e trishtuar, Bieber foto me rivalen e saj

Këngëtari kanadez Justin Bieber ka shijuar një vakt të këndshëm me modelen Kendall Jenner dhe mikeshën e tij Hailey Baldwin, në një bar japonez në Manhatan.

Tre miqtë u ulën për të konsumuar sushi në një darkë që zgjati rreth dy orë. Nuk dihet se ç’muhabet kanë bërë tre të rinjtë, por në fund të darkës Kendall është larguar me Hailey, që është dhe mbesa e aktorit të njohur Alec Baldwin.

Darka e Bieber me Jenner shihet si një lëvizje interesante në mediat rozë, të cilat shkruajnë se së fundmi ish-e dashura e tij Selena Gomez ishte përfshirë në një “konflikt” të ashpër me Kendall dhe motrën e saj më të vogël Kylie Jenner.

Nga ana e tij, Bieber duket se po ia kalon mirë që kur mbërriti në Manhatan fundjavën e kaluar. “Ndihem i lumtur dhe kreativ. Shumë gjëra të bukura do të vijnë. Disa do të urrejnë, por të tjerë do të dashurojnë. Lëreni dashurinë të vijë dhe injoroni urrejtjen. Jini optimistë”, shkruante ai në një postim në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button