Njësia e zjarrfikësve të Gostivarit ndihmohet nga zviceranët

Kryetari i komunës së Gostivari, Nevzat Bejta bashkë me përgjegjësit e Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar, priti në takim përfaqësues të Njësisë së Zjarrfikësve nga Shafhauzeni i Zvicrës, të udhëhequr nga Thomas Roth, oficeri për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarret Gilbert Fauchs si dhe Xhemail Useinin, bashkëvendës i yni që punon dhe jeton në Shafhauzen dhe njëkohësisht është edhe vullnetar në Njësinë e Zjarrfikësve në Zvicër. 

Bejta falënderoi mysafirët nga Shafhauzeni për interesimin dhe për dëshirën për të donuar dhe ndihmuar Njësitin e Zjarrfikësve të Gostivarit. Ai gjithashtu falënderoi edhe popullin zviceran për ndihmën që Qeveria e këtij shteti ka dhënë në financimin e disa projekteve në komunën e Gostivarit. 

Zjarrfikësit zviceran të udhëhequr nga komandanti Thomas Roth thanë se njësiti i tyre kashumë pajisje të cilat mund tu donohen më së paku tre njësive të zjarrfikësve. 

Përgjegjësi i Njësisë së Zjarrfikësve në Gostivar, Izet Izeti tha se mysafirët zviceran i ka informuar për nevojat që ka ky njësit, sidomos për veshje kundër zjarrit, pompa për fikje të zjarrit, shkallë për ngjitje në objekte të larta, grager aparate, aparate për heqjen e tymit, turbo pajisje, pajisje për zjarre malore, helmeta dhe pajisje tjera. Gjithashtu në të ardhmen zjarrfikësit nga Gostivari do të trajnohen nga kolegët e tyre qoftë në Zvicër ose në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button