Një shofer i ka sulmuar dy policë të cilët e kishin ndaluar

Një shofer tridhjetë vjeçar nga Shkupi pasi nuk është ndalur në shenjën e ndalimit nga policia me automjet e ka goditur një polic, ndërsa kolegun e tij e ka lënduar me grushte në fytyrë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë në orën 21.00 në udhëkryqin nga rr. “Risto Shishkov” dhe rr. “Aminta Treti” në Shkup, shkupjani F.P. (30) me automobil “Seat Leon” me targa të Shkupit nuk është në ndalur në shenjën e ndalimit nga nëpunësit policorë të cilët kanë kryer rregullim të komunikacionit dhe me automjet e ka goditur nëpunësin policor. Me këtë rast, ka dalë nga automjeti, ishte drejtuar ndaj nëpunësit tjerë policor dhe e ka goditur me grushte në pjesën e fytyrës.

F.P. është arrestuar në stacionin policor Qendër, ndërsa nëpunësit policorë janë transferuar në Qendrën klinike Shkup.

Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button