Qeveria të formojë grup ekpertësh juridik, të amnistohen disa nga të dënuarit

“Qeveria e re me urgjencë duhet të formojë grup ekspertësh që të mbikëqyr sistemin gjyqësor dhe procedurën e sjelljes së dënimeve për vepra kriminale ngaqë nga 6 rastet hetimore” të shqyrtuara nga projekti “Të gjithë së bashku në rrugën e drejtësisë” “është vërejtur se janë sjell dënime të rënda të cilat janë miratuar pa u shqyrtuar edhe pala e dytë mbrojtëse dhe të gjitha dëshmitë e kësaj procedure”. Kështu vlerësoi Vane Cvetanov nga shoqata “Zelena llupa” (Llupa e gjelbër) në punëtorinë “Qytetarët kërkojnë drejtësi, stop padrejtësive” që u mbajt sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

Ai gjithashtu kërkoi që “të amnistohen të dënuarit e rasteve “Apollon”, “Detonator” ( me të akuzuarit J.M dhe S.S. nga Koçani), “Fallanga”, “Likuidimi” dhe “Migranti””.

Krahas Cvetanov, në këtë punëtori e pranishme ishte edhe ish gjykatësja e Gjykatës Supreme në Maqedoni, Millka Ristova e cila vlerësoi se gjatë shqyrtimit të këtyre rasteve kanë munguar edhe të dhëna për sa i përket vendit se ku ka ndodhur krimi ngaqë ka pasur rast kur vendimi është bazuar në dëshminë e thënë nga i akuzuari në gjendje të dehjes në kafene.

“Është e domosdoshme se në këto raste hetimore të shqyrtohen edhe të dhënat të cilat merren në shqyrtim nga gjykatësit e këtyre rasteve e që kanë të bëjnë për vendin e ngjarjes së krimit. Ka rast se dënimi është bazuar në dëshminë e përgjimeve telefonike dhe në deklaratat që janë dhënë nga i dënuari në gjendje të dehur se do të vret personin e caktuar duke dhënën dhjetëra mijëra euro”, tha Ristova.

Ajo shtoi se nën akuzën vrasje me tentativë gjykatat në përgjithësi kanë sjell dënime me burgosje prej 6 muaj deri në 3 vjet kurse në rastet e shqyrtuara në këtë projekt, gjykatësit nën po të njëjtën akuzë ka sjell dënim me burgim prej 6 deri në 13 vjet.

Ndërsa ish ligjëruesja e së drejtës kriminale, tani kryetare e organizatës “Trasparency Internacional Macedonia”, Sllagjana Taseva për të gjitha këto mangësi solli konkludime të përgjithshme për të gjitha rastet e shqyrtuara nga ato.

“Kemi ardhur në përfundim se organizimi i grupit kriminal është trajtuar në mënyrë të papërshtatshme, joplotësisht është trajtuar rasti hetimor, ka pasur gabime në aktvendimet e këtyre rasteve ku janë sjell vendime të ashpra të pabazuara në fakte me çka është dhënë dënim me burg deri në 7.5 vjet”, tha Taseva.

Ndërsa avokati në pension, Georgi Nastevski vlerësoi se për këto raste është bërë lëshime edhe në parashtrimin e masës së paraburgimit nga prokurorët e caktuar.

Punëtoria “Qytetarët kërkojnë drejtësi, stop padrejtësive” u realizua në kuadër të projektit “Të gjithë së bashku në rrugën e drejtësisë” i cili përkrahet nga ana e programit CIVICA Mobilitas në periudhën kohore korrik 2016- dhjetor 2017.

Ndryshe, për rastet e shqyrtuara në këtë projekt është bërë kërkesë paraprakisht nga familjarët e të akuzuarit dhe dënuarit në këto raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button