Në Maqedoni nuk vlerësohet mundi i punëtorëve

Punëtorët që merren me transport, punëtorët e magazinave, të punësuar në administratën publike, të mbrojtjes, si dhe ata që janë përgjegjës për sigurimin shëndetësor dhe social, punojnë më së shumti gjatë një viti, gjegjësisht punëtorët e këtyre sektorëve kanë më shumë orë punë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Aktivitetet në të cilat punëtorët paguhen më mirë janë ato që kanë më pak orë, si sektorët financiarë dhe të energjisë.

Shifrat tregojnë se kostoja e punës në Maqedoni është shumë e ulët, sidomos duke pasur parasysh se kostoja e punës në BE mesatarisht vitin e kaluar arriti në 23,7 € dhe 28.4 euro në orë të eurozonës.

Punëtorë të paguar dobët

“Në Maqedoni kemi një disavantazh në tregun e punës për shkak të shkallës së lartë të papunësisë. Kështu punëtorët paguhen dobët dhe puna e tyre nuk paguhet drejtë. Pak sektorë kanë vlerësimin normal të punës” tha profesori i ekonomisë Zoran Ivanovski.

Ai shpjegon se për të rritur koston e punës në vend është e nevojshme të rriten vendet e punës të cilat do të zvogëlojnë papunësinë. Ai shtoi në një situatë më të mirë janë punëtorët e sektorit financiar e më pas ata të IT dhe energjetikës.

Sa janë harxhimet e punëdhënësve

“Për këtë teze flitet shumë edhe në kampanjat e Qeverisë për të tërhequr investime të huaja. Kostoja e ulët e punës është një nga arsyet se pse ata vinë tek ne. Për tu rritur kostoja e punës është e nevojshme që të hapen fabrika të reja dhe të hapen vende të reja pune, sepse ashtu si çdo produkt tjetër, sa më shumë ta ketë në treg aq më lirë do të shitet. Sa më pak që është prezent në treg, çmimi shkon duke u rritur”, tha Ivanovski.

Të dhënat statistikore tregojnë diferencë në mes orëve të punës dhe të pagesës, e cila diferencë sipas metodologjisë së Entit shtetëror statistikor, është për shkak të pagesave të ditëve që nuk punohet, si pushimit vjetor, festave, sëmundjeve dhe shkaqet e tjera për të cilat punëtorët mungojnë në punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button