Më shumë fëmijë të shtruar në repartin e pediatrisë në Tetovë

Rritja  dhe ulja e temperaturave  ka shtuar numrin e pacientëve në repartin e pediatrisë në Tetovë, kollitja e shtuar, ndezja në organet respiratorë dhe dhimbje të barkuar janë simptomat më të shpeshta tek fëmijët nga zero deri në gjashtë vjet.

Kjo sipas specialistit të pediatrisë Abdulla Adbullahu ndodhë për shkak se tek kjo pjesë e fëmijë janë të ndikuar më së shumti nga ndryshimi i temperaturave.

Sipas Pediatrit Adullahu  një rolë në këtë aspekt luan edhe pranvera ku  një pjesë e fëmijëve janë alergjik nga puliteni  dhe ka ndikime negativë në shëndetin e tyre.

Në qoftë se tek fëmijët kemi kollitje të tepruar   temperaturë,  ato duhet menjëherë  të paraqiten tek mjeku amë por të marrë terapinë e duhur.

Ndërsa në entin për mbrojtje shëndetësorë në Tetovë thonë se sezoni i gripi sezonal  është në fazën përfundimtare   dhe se nga mesi i muajt maj pritet që sezoni edhe të përfundoj,  tash për tash  në Tetovë kemi vetëm 52 persona të cilët kanë akoma simptoma të gripit sezonal, ndërsa për fat  të mirë nuk kemi ndonjë lloj virozë  në Tetovë, thotë Suzana Subasiç nga enti për mbrojtjen e Shëndetit  në Tetovë

Lajme të ngjashme

Back to top button