Ivanov e mori vërtetimin nga KSHZ për mandatin e dytë presidencial

Presidenti i sapo zgjedhur i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot nga Komsioni Shtetëror Zgjedhor e mori Vërtetimin për mandat të ri si shef i shtetit. Vërtetimin, Ivanovit ia dha anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi.

Mandatin presidentit të sapo zgjedhur përveç Ibraimit ia uruan edhe anëtarët Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska. Kryetari i KSHZ-së, Nikolla Rillokovski edhe pse paraprakisht u paralajmërua nuk ia dha vërtetimin Ivanovit, ndërsa mandatin nuk ia uruan as nënkryetari Suphi Jakupi dhe anëtarja Violeta Duma.

Për Ivanovin, kandidat i VMRO-DPMNE dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, ky është mandati i dytë presidencial. Sipas rezultateve përfundimtare të KSHZ-së, në votimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën më 27 prill, Ivanovin e mbështetën 534.910 votues, ndërsa   kundërkandidati i tij nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendaroski fitoi 3938.077 vota.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 967.694 votues, respektivisht 53,48 për qind nga gjithsej 1.779.572 të regjistruar në listën zgjedhore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button