Nishani kujton ditën kur u zgjodh President: Nderim që i kam shërbyer vendit tim

Bujar Nishani ka kujtuar ditën kur u votua në Parlament si President i Republikës së Shqipërisë 5 vite më parë, në vitin 2012.

Në një status në Facebook, Nishani shkruan se është nder që i ka shërbyer vendit të tij dhe ka shprehur mirënjohjen për ata që e propozuan dhe e votuan për këtë detyrë.

Statusi në Facebook i Presidentit Bujar Nishani:

Si sot, 5 (pesë) vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë më besoi duke më zgjedhur Presidentin e Republikës.

11 Qershor i 2012, më ngarkoi një përgjegjësi të madhe dhe më ofroi Nderin më të madh që mund të ketë një njeri në jetën e tij si shërbyes i vendit.

Sot, dëshiroj t’ju shpreh falënderimin tim më të sinqertë atyre që më propozuan dhe më nderuan.

Sot, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre që më votuan dhe më privilegjuan me besimin e tyre.
Lutem që të gjithë ata të mos i kem zhgënjyer.

Ju faleminderit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button