SHBA kryen sulm ajror në Somali

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror kundrejt organizatës terroriste Al-Shabaab në Somali, raporton AA.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësja e Pentagonit Dana White është njoftuar se sulmi në fjalë është kryer ditën e sotme.

White tha se sulmi është kryer duke patur objektiv të drejtpërdrejt elementët e Al-Shabaab afërsisht 300 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Mogadishu dhe në koordinim me elementët lokal të Somalisë.

Në deklaratën potencohet se sulmi në fjalë është kryer në kuadër të miratimit të dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump në muajin mars për Pentagonin, dhe se SHBA-të do të vazhdojnë operacionet e saj për të ofruar stabilitet rajonal dhe për të eliminuar duke zbrapsur organizatën Al-Shabaab.

Presidenti amerikan Trump më 30 mars i ka dhënë autorizimin Njësisë së Pentagonit për Afrikën në Misionin e Somalisë (AMISOM) që të kryente sulme ajrore kundër organizatës Al-Shabaab.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button