Blushi: LIBRA mbron shqiptarët nga korrupsioni dhe injoranca

Gjatë një takimi elektoral në Kukes, Kreu i Libra-s Ben Blushi tha se partia që ai drejton garon në këto zgjedhje per te mbrojtur shqiptaret nga korrupsioni, vjedhja dhe dhuna e qeverise aktuale.

“Ne kemi dalë t’a mbrojmë Shqipërinë. Duam të mbrojmë ç’ka është e përbashkët, ndërsa ata ç’ka është personale. Edhe deputetët, që kanë vënë këtu në Kukës mbrojnë atë që është private, ndërsa Libra atë që është e përbashkët. Ata nuk e kanë mbrojtur. I kanë dhënë me koncesion pasi mendojnë se asgjë nuk duhet të jetë e përbashkët, transmeton RTSH.
Ndërsa në Dibër, ai u kujtoi qytetarëve premtimin e pambajtur të qeverisë Rama; rrugën e Arbërit.

“Çfarë i bëri Edi Rama paratë e rrugës së Arbërit e dini ? I bëri rrush e kumbulla për ti ndarë me shokët e vet të krimit. Nuk mundet Dibra të votojë Edi Ramën!”

Në Rrëshen, Blushi u kërkoi mirditorëve të mos votonin për partitë e vjetra, pasi të gjitha janë e njëjta gjë, por të votonin për Libran e cila do ti mbrojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button