Aeroplani Easyjet devijon fluturimin pas “bisedës terroriste” në bord

Tre persona janë arrestuar në Këln pasi detyrimisht aterroi aeroplani i kompanisë me buxhet të ulët Izi Xhet që fluturonte nga Lubjana deri në Londër. Në aeroplan ka pasur 151 udhëtarë.

Piloti mori vendim të aterrojë në aeroportin në Këln pasi udhëtarët e kanë informuar ekuipazhin se tre burra “kanë folur për terrorizëm”.

Për shkak të incidentit, është penguar kryerja e fluturimeve nga ai aeroport midis orës 19:00 dhe 22.00 gjatë natës së kaluar. Dhjetë aeroplanë janë drejtuar të aterojnë në aeroporte tjera, ndërsa 20 aeroplanë janë vonuar, transmeton MIA.

Menjëherë pas aterrimit, policia dhe njësitet speciale e kanë rrethuar aeroplanin, udhëtarët ishin larguar shpejtë nga fluturakja sipas procedurës për situata të jashtëzakonshme, ndërsa policët kishin hyrë në kabinë.

Të gjithë udhëtarët më vonë ishin marrë në pyetje, por aeroplani ka qëndruar në aeroport, më larg ndërtesës së aeroportit, ndërsa udhëtarët ishin transferuar në hotel, sepse fluturimi i tyre ishte anuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button