Zgjedhje parlamentare në Francë

Në Francë filloi votimi në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për presidentin e sapozgjedhur, Emanuel Makron.

Pritet që partia e tij Republika në lëvizje, të fitojë dhe pas raundit të dytë më 18 qershor të marrë shumicë stabile.

Për 577 vende në Asamblenë kombëtare janë paraqitur 7.882 kandidatë.

Vendvotimet janë hapur në orën 8:00 të mëngjesit, ndërsa do të mbyllen në orën 20:00.

Sipas sondazheve më të reja, partia e Makron, në raundin e parë do të fitojë 29-32 për qind, të dytët do të jenë “Republikanët” me 19-23 për qind.

Sipas sondazheve, partia e Makronit është në rrugë që të fitojë 297 deri në 427 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, që do të ishte më së shumti në 50 vitet e fundit.

Republikanët, në raundin e parë do të mund të fitojnë midis 95 dhe 115 vende në raundin e dytë.

Fronti nacional do të mund të fitojë 17 për qind të votave në kursin e parë, por vetëm pesë deri në 15 vende në raundin e dytë.

Përbërja e re e parlamentit do të jetë më ndryshe, sepse më shumë se 200 deputetë nuk kandidohen për rizgjedhje që është dyfish më shumë sesa në zgjedhjet në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button