Komuna e Gostivarit zyrtarisht binjakëzohet me komunën turke Ejup

Përmes një ceremonie solemne të mbajtur në sallën e Këshillit Komunal të Gostivarit, u zyrtarizua akti i binjakëzimit të Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup të Stambollit. Akti i nënshkrimit u bë nga krerët Nevzat Bejta dhe Remzi Ajdin.

Para të pranishmëve, Bejta tha se me Komunën e Ejupit kanë pasur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ishte e natyrshme që të iniciojnë binjakëzimin mes dy komunave.

“Shfrytëzoj rastin ta falënderoj për mikpritjen e përzemërt të kryetarit të Komunës së Ejupit, Remzi Ajdin gjatë vizitës sime në Turqi. Sot nënshkruam memorandumin për binjakëzimin e Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup të Stambollit. Me këtë Komunë kemi bashkëpunim shumë të mirë. Tani e disa vite organizojmë iftarin e përbashkët në qytetin e Gostivarit. Një arsye tjetër për binjakëzimin e dy komunave tona është se shumë banorë të Komunës së Gostivarit dhe Komunës Ejup janë në raporte familjare dhe miqësore”, tha kryetari Bejta, i cili vuri në dukje që bashkëpunimi në të ardhmen do të fokusohet në shumë drejtime, siç është aspejti ekonomik, kulturor, sportiv dhe infrastrukturor.

Në këtë drejtm, Bejta tha se kanë biseduar për shumë projekte dhe që shumë shpejt do të fillojë realizimi i kanalizimit për ujërat fekale në fshatin Banjicë.

“Komuna Ejup do të financon sigurimin e pajisjeve, kurse Komuna e Gostivarit do të kryen realizimin e punimeve në terren. Uroj që ky bashkëpunim të vazhdon edhe në të ardhmen dhe të jetë në dobi të qytetarëve tanë”, përfundoi Bejta.

Kryetari i Komunës Ejup, Remzi Ajdin u shpreh që akti i binjakëzimit do të forcon lidhjet mes dy komunave dhe banorëve, duke shtuar që në Komunën Ejup jetojnë shumë banorë me prejardhje nga Gostivari dhe rrethina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button