Bardhi gati për te Koblenzi i Gjermanisë

Futbollisti shqiptar Enis Bardhi, që po kalon në një fazë të mrfekulluehsme në klubet evropiane, e ku për moment in është pjesë e skuadrës suedeze Prespa Birlik, e ku trajner është shkupjani Agim Sopi.

Enisi për një kohë ishte në testime në Gjermani, ku talentin e këtij futbollisti e kanë vërejtur shumë skuadra, ndërsa shumë shpejt ka reaguar skuadra e Tus Koblenz, e cila menjëherë i ka ofruar parakontratë futbollistit shqiptarë, duke pritur që zyrtarizimin ta bëjnë në muajt në vazhdim.

Për detajet e transferimit në Gjermani ka folur edhe një nga menaxherët e Enisit, Meriton Berisha, i cili shpreson se në bazë të paraqitjeve dhe fjalëve të trajnerëve që e kanë përcjellë Enisin, ai shumë shpejtë pritet të jetë në ndonjë ekip që garon në rang më të lartë.
“Enisi i ka kaluar provat në Tus Koblenz me sukses, trajneri ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitjet e tija dhe pritet këto ditë të firmosim një parakontratë me klubin, që do të thotë se qysh nga korriku i këtij vitit Bardhi do të jetë lojtar i Koblenzit, me shumë shprese nga ky ekip të ngjitet edhe më lartë”, ka thënë shkurt Berisha. 

Të përkujtomë se dje Enis Bardhi është shpallur lojtar i ndeshjes mes Prespa Birlik- Vimmerby IF të cilën e fituan me rezultat 5:2. Pikërisht Bardhi ka shënuar dy eurogola nga gjuajtje të lira, ku sipas trajnerit Agim Sopi, i ka mahnit të gjithë të pranishmit në stadium. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button