Muzikantët, 4 herë më të riskuar nga humbja e dëgjimit

Muzikantët profesionistë janë pothuajse 4 herë më të rrezikuar nga humbja e dëgjimit, ka treguar një studim i ri. 

Performimi në mënyrë profesionale, si në një orkestër, ashtu edhe në një bandë rroku, mund ta bëjë dikë 57% më të prirur për të zhvillur tinitus – një lloj gjëmimi në vesh, ka treguar kërkimi i publikuar në revistën “Mjekësia Profesionale dhe Mjedisore” në Gjermani. Studimi tregoi se kishte një risk më të lartë për probleme të dëgjimit tek njerëzit që ekspozoheshin rregullisht ndaj zhurmës së lartë. 

Kërkuesit morën të dhënat mbi shëndetin e 7 milionë gjermanëve, në periudhën 2004-2008. Gjatë 4 viteve, ishin regjistruar 284 mijë raste të humbjes së dëgjimit, më tepër te meshkujt, sesa te femrat. Po ashtu, u vu re se 238 nga njerëzit që vuanin nga humbja e dëgjimit ishin muzikantë profesionistë.

Ky është studimi i parë që ka hulumtuar mbi efektet e dëmtimit të dëgjimit tek profesionistët. Rezultatet janë të vërteta edhe për muzikantë të njohur si Ozzy Osbourne dhe Phil Collins, të cilët e kanë pranuar që kanë probleme dëgjimi. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button