Publikohet regjistrimi i diasporës
Interesim për të marr pjesë në zgjedhjet e nesërme parlamentare kanë shprehur edhe mërgimtarët.
Ministria e Diasporës tregoi sot numrin e votuesve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit, transmeton Klan Kosova.
“Nga 400 mijë aplikacione që janë përpunuar nga stafi ynë shifra e cila janë pastrua ka dalë se janë 342 mijë e 203 të regjistruar” ka thënë Ministri i Diasporës Valon Murati.
Publikimi me statistika që u prezantua të shtunën, do të përkthehet edhe në gjuhën angleze dhe atë serbe.