Vetëvendosje me kallëzim kundër një OJQ-je dhe listës së saj të vëzhguesve

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka përgatitur kallëzim penal për OJQ-në “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike”.

“Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike” si organizatë vëzhguese ka 4,548 vëzhgues, ndërkaq për Vetëvendosjen kjo OJQ është jokredibile, pa resurse e pa kapacitete!, transmeton Telegrafi.

“’Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike’ si një OJQ thuajse fantome, pa kurrfarë aktiviteti, pa ueb-faqe të organizatës ku do të mund të evidentoheshin aktivitetet dhe pa ndonjë publikim, si dhe e njëjta nuk ka pasur ndonjë interes në të kaluarën që të vëzhgojë proceset zgjedhore, në këto zgjedhje po përfshihet me një numër tërësisht të pazakontë të vëzhguesve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se kjo “e bën të qartë se mbrapa kësaj organizate dhe këtyre vëzhguesve qëndrojnë parti të caktuara politike nga koalicioni i territ”.

“Duke qenë se prapa kësaj organizate nuk qëndron asnjë donatorë që zakonisht mbështet aktivitete të tilla, dëshmohet se bëhet fjalë për një manipulim me pretendime për të ndikuar kundërligjshëm në procesin zgjedhor”, vazhdon njoftimi ku paralajmërohet se Vetëvendosje ka përgatitur kallëzim penal për këtë organizatë dhe listën e saj të vëzhguesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button