Ecni çdo ditë 20 minuta dhe transformoni trupin tuaj

Mungersa e aktivitetit fizik jo vetëm që mund të dobësojë trupat tanë, por edhe të çojnë në probleme serioze shëndetësore. Megjithatë, ekziston një zgjidhje edhe për ata që i urrejnë ushtrimet, ose janë shumë të zënë çdo ditë.
Ecja prej 20 minutash në ditë mund të jep efekte drastike në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Pasi të filloni, ju nuk do të mund të gjeni justifikim për ta shmangur atë. Në vend të kësaj, ju do të gjeni një mënyrë për ta shtuar në rutinën tuaj të përditshme.

Është vërtetuar nga studiues prej universiteteve anë e mbanë botës, si dhe nga qendra rajonale për parandalimin e kancerit, që vetëm 20 minuta ecje në këmbë në ditë, mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin e trupit tuaj, transmeton lajmi.net

Një nga këto studime, që përfshinte njerëz të moshave më të vjetër se 60 vjeç, u botua në British Journal of Sports Medicine.

Pjesëmarrësit duhej të ushtronin vetëm 15 deri në 20 minuta çdo ditë, dhe kjo zvogëloi rrezikun e vdekjes me 22% në krahasim me pjesëmarrësit që nuk ushtronin fare.

Sipas studimeve si dhe rekomandimeve të shumë mjekëve, të gjithë duhet të bëjmë të paktën 15-20 minuta ushtrime në ditë.

Përfitimet e ecjes janë të panumërta, përfshirë këtu:
Mbrojtjen nga diabeti
Humbjen e peshës
Ngritjen e nivelit të vitaminës D
Lehtësimin e dhimbjeve
Ndihmon në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, kancerin e gjirit, si dhe kancerin e mushkërive.
Ndihmon në shëndetin e zemërs
Nxit disponim të mirë

Këshillë: Është më mirë të ecni në mëngjes pasi të zgjoheni. Edhe nëse ju duhet të zgjoheni dhe të shkoni direkt në punë, është  e vlefshme që të zgjoheni pak më herët. Do ta bëjë ditën dhe jetën tuaj më mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button