Avokati Dodevski është ftuar si dëshmitar në PSP për rastin “Talir”

Avokati Nikolla Dodevski do të ftohet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP)  për rastin “Talir” dhe në këtë mënyrë ai nuk do të mund të jetë avokat i liderit të VMRO-DPMNE-së, dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, për rastin “Talir”, që është i dyshuar i parë shkruan portali “Sakam da kazham”, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria Speciale Publike e kanë konfirmuar informatën, por nuk kanë treguar më shumë detaje në lidhje me rastin.

Ndryshe, dje për rastin “Talir” në PSP janë paraqitur sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri teknik, Emil Dimitriev, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska- Remenski.

Për të hënën pritet që të paraqiten të dyshuarit e parë Gruevski, Ilija Dimovski dhe Kiril Bozhinovski. PSP ka dërguar ftesa te të gjithë 11-të të dyshuarit që të japin dëshmi për rastin “Talir”.

Ndryshe, avokati Nikolla Dodevski e përfaqëson pjesën më të madhe e të dyshuarve në rastet që i zhvillon PSP-ja.

LEXO: Emil Dimitriev në Prokurorinë Speciale

LEXO: Deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangellova në pyetje në Prokurorinë Speciale

LEXO: Remenski dhe bashkëshorti në PSP që të japin dëshmi për përgjimet

LEXO: Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button