Fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

Fushata elektorale e subjekteve politike në Kosovë ka përfunduar zyrtarisht sonte në mesnatë, ndërsa e shtuna është heshtje zgjedhore, e të dielën duke filluar nga ora 07:00 do të hapen vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë  rreth 1 milion e 873 mijë qytetarë. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur se gjithçka është gati për zgjedhje, ndërsa do të jenë të hapura 889 qendra të votimit.

Për herë të parë në këto zgjedhje do ta kenë mundësinë të votojnë 118 448 votues të rijnë, poashtu rreth 15 mijë qytetarë nga Diaspora janë regjistruar për votim, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do ta vëzhgojnë 29 mijë e 264 vëzhgues të akredituar, të ndarë si në vijim: 160 vëzhgues nga 8 Ambasada, 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare, 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore, 3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 15mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës), 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor, 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare.

Gjithashtu, për zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen në vendin tonë më 11 qershor, Prokuroria e Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës. Në këto zgjedhje të parakohshme do te angazhohen rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button