Dy persona e kanë humbur jetën, katër janë lënduar gjatë sulmit me automobil bombë në Turqi

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa katër janë lënduar gjatë këmbimzjarrit dhe sulmit me auto-bombë në qarkun turk, Batman.

Dy luftëtarë kurdë kanë hapur zjarr mbi automjetin e një prefekti lokal, e pastaj e kanë aktivizuar automobil bombën në afërsi të zyres së zhandarmërisë, transmeton MIA.

Guvernatori i Batmanit ka deklaruar se sulmuesit nuk kanë arritur ta qëllojnë automobilin e prefektit të Kozllukut, por një veturë krejtësisht tjetër, me ç’rast është vrarë një mësues, ndërsa një udhëtar tjetër u lëndua më lehtë.

Pastaj sulmuesit e kanë aktivizuar mjetin shpërthyes në automobilin e vjedhur në postbllok në afërsi të bazës së zhandarmërisë në qytetin Bakirhan. Në sulmin janë lënduar dy ushtarë dhe një civil, ndërsa njëri prej sulmuesve është vrarë.

Tani për tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button