Kryebashkiaku i Brukselit jep dorëheqje pas skandalit korruptiv

Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Yvan Mayeur, ka paraqitur dorëheqjen e tij pas publikimit të skandalit sipas të cilit ai ka siguruar të ardhura “të larta” nga organizata që ndihmon të pastrehët në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

Mayeur, anëtar i Partisë Socialiste dhe kryetar i Bashkisë së Brukselit që nga viti 2013, është dorëhequr nga posti i tij pas mbledhjes që ka zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm partiakë mbrëmë në Belgjikë.

Ndërkaq, përkundër dorëheqjes, Mayeur ka kërkuar të vazhdojë të ushtrojë detyrën si anëtar i kuvendit bashkiak. Megjithatë, zëvendëskryetarja e Partisë Socialiste, Laurette Oknelinx, ka deklaruar se se Mayeur ka bërë “gabim etik” dhe duhet të tërhiqet edhe nga anëtarësia e kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button