Granit Xhaka në orbitën e Lazios

Në Zvicër janë të sigurtë se skuadra e Lazios po ndjek nga afër mesfushorin Granit Xhaka për ta bashkuar me koloninë e shqiptarëve në kryeqytetin italian.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës që aktualisht mban të veshur fanellën e Borussia Mounchengladbach mbetet një nga emrat më të lakuar nga skuadra bardhekaltër edhe pse asnjëherë nuk është folur seriozisht për transferimin e tij në Romë.

Gjithsesi kohët kalojnë dhe nga Zvicra vijnë zërat për një afrim të mundshëm të agjentit të lojtarit me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, transmeton Supersport.

Nëse Xhaka do të bashkohet me Lazion në merkaton e verës, ai do të bëhet lojtari i katërt shqiptar në skuadrën italiane edhe pse ndryshe nga Berisha, Cana e Strakosha ai mbron ngjyrat e flamurit të Zvicrës.

21-vjeçari e ka nisur karrierën në skuadrën e të rinjve të Baselit ndërsa me ekipin e parë ka zhvilluar 44 takime. Në vitin 2012 ai u transferua te Borussia Mönchengladbach ku numëron 45 ndeshje dhe vetëm një gol të shënuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button