Edhe një rënie për Maqedoninë!

Maqedonia së bashku me Kongon dhe Keninë e ndan vendin e 122 në listën e lirisë së mediave e cila botohet nga organizata amerikane “Freedom House” (FH) në raportin më të ri të saj për vitin 2013. Vitin e kaluar Maqedonia mbante vendin e 116, dhe ka shënuar rënie prej 6 vendeve. Maqedoni është vlerësuar si vend me “liri të pjesshme” të mediave dhe ka marrë 57 pika. Para vendit tonë në rangimin global janë vendet si Tanzania, Nepali dhe Bregu i Fildishtë. 

FH vlerëson në bazë të lirisë së mediave ku përfshihen kushtet e punëtorëve medial, mungesa e sigurisë, rrogat e ulëta dhe presionin e vazhdueshëm të qeverisë si dhe pronarëve të mediave ndaj gazetarëve.

FH shkruan se pronarët e mediumeve në Maqedoni kanë lidhje të forta me politikën ndërsa shërbimi publik (MRTV) “i përkrah pozitat e pushtetit”. Në këtë raport shkruhet se kryeministri Nikolla Gruevski dhe aleatët e tij medial tregojnë një armiqësi të hapur ndaj mediave kritike. Konstatohet dhe se gazetarët nuk kanë trajtim të barabartë nga Qeveria dhe pjesëtarët e e saj paraqiten vetëm në disa media të caktuara që u shkojnë atyre për shtati.

Raporti shkruan se me Ligjin e ri për media parashikohen dënime të mëdha për gazetarët dhe se kjo nxit vetë-censurën. 

Vlerësimin “pjesërisht të lira” e mbajnë edhe Kosova, Shqipëria dhe Grreqia por këta vende janë më lartë në rang se Maqedonia. Në listën e vendeve të Evropës, Maqedonia është në vendin e parafundit, ndërsa e fundit është Turqia. 


                                   Poenat e Maqedonisë në sferën e mediave 

Vitin e kaluar Maqedonia mbante vendin e 116, dhe ka shënuar rënie prej 6 vendeve. Që nga viti 2009 deri më vitin 2013 Maqedonia ka rënë 11 vende në këtë listë globale.

Njohësit e sferës mediale në Maqedoni në një prononcim për Portalb më herët thanë që do të bëhet më keq, dhe kishin të drejtë . /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button